Follow us on:

Hapet ekspozita e fotografit Hazir Reka

Në organizim të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Brukses është hapur ekspozita e fotografit të mirënjohur Hazir Reka.

Në organizim të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Brukses është hapur ekspozita e fotografit të mirënjohur Hazir Reka.

 

Ekspozita me titull “Fytyrat e Kosovës” shpalos një seri të portreteve të fuqishme të realizuara gjatë viteve nga fotografi i palodhshëm Reka.

 

Punimet e përzgjedhura dhe të prezantuara zbulojnë dromca të mrekullueshme të përditshmërisë, të emocioneve dhe të faqeve të shumta të jetës nëKosovë.

 

Ekspozita e fotografive do të jetë e hapur deri më 23 shkurt 2013 dhe të interesuarit mund ta vizitojnë në adresën: Avenue Roger Vandendriessche 38, 1150 Bruksel.

 

Për më shumë foto kliko këtu ose vizito Foto Galerinë.