Follow us on:

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaçi ka takuar Kryetarin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso

Në këtë takim është përmendur progresi i gjithanshëm i Kosovës si në ndërtimin e institucioneve dhe infrastrukturës ligjore, në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe veçanërisht në rrugën evropiane.

Në këtë takim është përmendur progresi i gjithanshëm i Kosovës si në ndërtimin e institucioneve dhe infrastrukturës ligjore, në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar, në rritjen ekonomike, por në veçanti në rrugën evropiane. Progres substancial është arritur edhe në reformën e administratës publike, mbrojtjen e minoriteteve dhe në sundimin e ligjit.

 

Që të dy palët shprehen bindjen se mbetet ende mjaft për t’u bërë. Kryeministri Thaçi theksoi se Kosova është e gatshme të punoj në mënyrë kreative dhe të përgjegjshme në procesin e dialogut me Serbinë, që nenkupton normalizimin e raporteve në mes të dy shteteve si dhe evropianizimin e gjithë rajonit. Ai shtoj se Kosova do të vazhdoj bashkëpunimin me institucionet evropiane në mënyrë që të implementohen kriteret e sundimit të ligjit dhe vazhdimi i betejës kundër fenomeneve negative, korrupsionit e krimit të organizuar.

 

Kryetari Barroso theksoj se “ky mund të jetë një vit shumë i rëndësishëm për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Siç ka thënë edhe Këshilli, 2013-ta do të mund të jetë viti i vendimit për nisjen e  negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, në qoftë se arrihet progresi i kërkuar.”