Follow us on:

Takime të Ministres Çitaku me përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së

Ministrja Çitaku realizoi takime me përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së në Grupin Punues për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB) dhe euro-deputetë.

Ministrja Çitaku takoi sot përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së në Grupin Punues për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB) . Gjithashtu, në një takim të ndarë Ministrja Çitaku, së bashku me Zëvëndës Kryeministren, njëherësh, Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Znj. Mimoza Kusari – Lila, takuan Eurodeputëtët anëtarë të Grupit Punues për Ballkanin Perëndimor.

 

Gjatë takimit me përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, Ministrja Çitaku zhvilloi diskutim të hapur mbi hapat e radhës sa i përket agjendës Evropiane të Kosovës dhe rolin e vendeve anëtare në këtë proces. Ministrja Çitaku kërkoi nga këto vende të na përkrahin edhe më tutje me procesin e liberalizimit të vizave. Ajo i siguroi që reformat e nevojshme janë duke u marrë nga vendi jonë.

 

Ministrja Çitaku dha një pasqyrë të angazhimeve në vazhdim të cilat do të ndihmojnë në përfundim të përshpejtuar të negociimit të procesit të arritjes së Marrëveshjesh për Stabilizim dhe Asociim, fillimi i të cilës pritet të vendoset përfundimisht në qershor nga shtetet anëtare.  Ministrja Çitaku deklaroi që "përmbyllja e dialogut të lehtësuar nga BE për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë duhet të pasohet me një angazhim të përqendruar në përmbushjen e reformave, zhvillimin ekonomik dhe luftën kundër korrupsionit."

 

Gjatë takimit me Eurodeputet të Grupit Punues për Ballkanin Perëndimor, Ministrja Çitaku i falenderoi eurodeputetët për miratimin e rezolutës për Kosovën në Parlamentin Evropian e cila i bëri thirrje vendeve që nuk e kanë njohur ende pavarsinë e kosovës ta bëjnë një gje të tillë sa më shpejt. Zëvendës Kryeministrja Kusari – Lila i njoftoi Europarlamentarët për reformat e ndërmarra në përmbushjen e kritereve afatshkurtëra të cilat do të shërbejnë për të filluar negociatat tregtare të pergatitura maksimalisht.