Follow us on:

Takime në NATO të Ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministri i FSK-së Agim Çeku, shoqëruar edhe nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, gjatë qëndrimit të sotëm në Bruksel, kanë zhvilluar takime zyrtare në Selinë e NATO-s dhe të BE-së.

Fillimisht në Selinë e NATO-s, delegacioni i FSK-së, është pritur nga zëvendës sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ambasadori Aleksandër Vershboë të cilin ministri Çeku e falënderoi për mbështetjen e dhënë nga NATO, në sigurinë e Kosovës dhe në zhvillimin e FSK-së.

Ministri Agim Çeku, me këtë rast e njoftoi ambasadorin Vershboë, për të arriturat dhe zhvillimin e FSK-së, dhe njëherit kërkoi nga ai shpalljen e Kapaciteteve të Plota Operacionale (KPO), në një afat sa më të shkurtër dhe të avancojë në marrëdhëniet me NATO-n, duke i hapur dyert e NATO-s për Kosovën.

Ndërsa, në BE, ministri Agim Çeku u prit nga Maciej Popoëski, Zëvendës-sekretar i përgjithshëm në EEAS dhe znj. Katherine Ëendt, udhëheqëse e zyrës për Kosovën, në Komisionin Evropian, Drejtoria për Zgjerim. Ministri Agim Çeku i njoftoi ata, për rolin, për misionin dhe detyrat e FSK-së dhe përkushtimin e saj në zhvillimin e shoqërisë. Ai, gjithashtu, kërkoi nga BE-ja, që të kemi angazhim dhe përkushtim të përbashkët me institucionet e BE-së, në Kosovë.