Follow us on:

Festivali i 31-të i Migrimeve, Kulturave dhe Qytetërimit

Luksemburg, 15 Mars 2014 - Në kuadër të Festivalit të 31-të Migrimeve, Kulturave dhe të Qytetërimit që u mbajt në Luksemburg, më 14, 15 dhe 16 mars 2014, komuniteti shqiptar në Luksemburg (i udhëhequr nga Bashkim Hazizaj) u përfaqësua nga piktorë e skulptorë nga Luksemburgu, Zvicra dhe Franca.

Ky festival, i cili organizohet nga CLAE (Komiteti Ndërlidhës i Shoqatave të të Huajëve) dhe mbështetet nga Ministria e Familjes dhe Integrimit si dhe qyteti i Luksemburgut, është një vitrinë, në të cilën çdo vit ekspozohet kultura e popujve të ndryshëm që jetojnë dhe punojnë në Luksemburg, në këtë rast edhe ajo e Kosovës dhe Shqipërisë.
Këtë vit, veprat e tyre i ekspozuan piktorët dhe skulptorët tanë Bshkim Hazizaj – Luksemburg, 2 piktura, Agron Bajrami (një seri punimesh në pirografi), Arsim Berisha (tablo pikturash me vaj), Samedin Asllani, Luljeta Meco (qeramikë) dhe Hajdar Ademaj (skulpturë në dru).
Në inaugurimin zyrtar të kësaj ekspozite nga ana e Kryeministrit të Luksemburgut, Xavier Bettel, ishte prezent edhe konsulli i Republikës së Kosovës, z. Ramadan Gashi. Pas fjalimit inaugurues të festivalit, konsulli Ramadan Gashi, takoi Kryeministrin Xavier Bettel, të cilit me këtë rast i shprehu falënderimet për angazhimin dhe mbështetjen pa rezervë që Dukata e Madhe e Luksemburgut i ka dhënë Kosovës dhe, tha ai, ne si shtet i ri u jemi jetësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj.
Më pastaj, konsulli Ramadan Gashi, e shoqëroi Kryeministrin Bettel deri te standi i artit pamor të piktorëve tanë duke i prezentuar atij veprat artistëve të mërgatës tanë. Me dëshirën e piktorit Agron Bajrami, Konsulli Ramadan Gashi dhe ai vet, i dhuruan një pikturë të tij me temë të familjes tradicionale shqiptare. Kryeministri Xavier Bettel, falënderoi për këtë dhuratë me vlerë për te, të cilën tha ai, do ta vë në vend të merituar për popullin tuaj fisnik.