Follow us on:

Ambasadorja Ahmetaj në takimin përshëndetës me Presidentin Barroso

Bruksel, 7 tetor 2014 - Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, Komisioneri Stefan Fule, DG për Zgjerim Christian Danielsson kanë ftuar në një takim lamtumirës ambasadorët e shteteve të rajonit.

Në takim ka qenë e ftuar edhe Ambasadorja e Kosovës, Mimoza Ahmetaj.

Në takim u be vlerësimi 5 vjeçar i punës së Komisionit në raport me zgjerimin në Ballkan.

Presidenti Barroso ka folur për përkushtimin e tij për zgjerim në Ballkan. Ai ka thënë se në këtë mandat 5 vjeçar BE-së i është shtuar edhe një shtet nga Ballkani, Kroacia, se Mali i Zi (2012), Serbia (2013) dhe Shqipëria (2014) e kanë marre kandidaturën, ndërkohe që Maqedonia është shtet kandidat nga 2005. Ai ka thënë se Kosova në këtë periudhë ka arritur ta përafroj MSA-në dhe është duke bërë progres në procesin e liberalizimit të vizave, dhe se ky është treguesi më i mirë se cilat janë të arriturat e Komisionit për të cilat ka falënderuar  Komisionerin Fule për përkushtimin e tij.

Komisioneri Fule po ashtu e ka bërë një elaborim të punës së tij dhe Komisionit në këtë mandat 5 vjeçar duke thënë se në fillim të mandatit të tij pak njerëz kanë besuar se mund të arrihet ky sukses. Ai e ka bërë një përshkrim për secilin vend dhe të arriturat e tij. Ka thënë se do ta porosiste Komisionerin e ardhshëm që ta vazhdoj këtë politikë të integrimit të Ballkanit dhe të angazhimit më të madh në Ballkan.

Takimi është zhvilluar një ditë para publikimit të Raportit të Progresit.