Follow us on:

Dorëzimi i letrave kredenciale të Ambasadores Ahmetaj te Lartësia e Tij, Duka i Madh Henri

Luksemburg, 25 shtator 2014 - Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bruksel, Mimoza Ahmetaj, i ka dorëzuar letrat kredenciale te Lartësia e Tij, Duka i Madh i Luksemburgut.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale të Ambasadores Ahmetaj te Lartësia e Tij, Duka i Madh Henri i Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Ambasadorja është pritur në Pallatin e Madh me ceremoni solemne.


Pas dorëzimit të letrave kredenciale, Ambasadorja Ahmetaj është pranuar në audiencë me Lartësinë e Tij, Dukën e Madh Henri, të cilin e ka falënderuar për kontributin që Luksemburgu ka dhënë në Kosovë gjatë dhe pas luftës. Ambasadorja ka kërkuar që Luksemburgu të vazhdon të jetë përkrahës.

 

Lartësia e tij, Duka i Madh Henri, është interesuar për situatën politike dhe ekonomike dhe progresin e bërë në Kosovë, dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, investimet e bëra në Kosovë dhe mundësinë e investimeve të reja. Ai po ashtu e ka siguruar Ambasadoren se Luksemburgu do të vazhdon të jetë përkrahëse për Kosovën në të gjitha proceset në të cilat ajo kalon.