Follow us on:

Hapet ekspozita e artistes kosovare, Dita Hetemi

Në mjedise të Komisionit Evropian, sot është hapur ekspozita me titull “Urban Painting” e artistes kosovare.

Para mysafirëve dhe miqve të shumtë, Ambasadori i Kosovës në Bruksel z. Ilir Dugolli ka hapur ekspozitën duke shprehur kënaqësinë me praninë në Bruksel të artistëve të rinj si Dita Ethemi, që me punën e tyre sfidojnë paragjykimet dhe klishetë jo të pakta për Kosovën. Mysafirët nga qarqet diplomatike, të artit e të tjerë kanë vlerësuar lart punën e artistes së re dhe paraqitjen e saj të parë në Bruksel.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 11 mars 2010.