Follow us on:

Ceremonia e shenimit të 100 vjetorit të luftës së parë botërore në Nieuport dhe Ypres

Bruksel, 28 tetor 2014 - Ambasadorja e Republikës së Kosovës Znj. Mimoza Ahmetaj mori pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore.

Në ceremoni kanë qenë të ftuara 83 shtete, shtetet trupat e të cilave kanë qenë pjesmarrëse aktive duke luftuar në tokën belge, shtetet antare të BE-së dhe pasueset e shteteve të UK, Mbretërise së Gjermanisë, Mbretërisë së Austrohungarisë, Francës dhe Belgjikës si dhe kolonitë e tyre, poashtu edhe shtetet tjera. 

Të pranishëm kanë qenë SH.E.T. Mbreti i Belgjikës Philip, Duka i Luxemburgut Henri, Kancelarja Gjermane Merkel, Kryeministri Belg Charles Michel, Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, Presidentja e Maltës si dhe një numër i madh i krerëve të shteteve.