Follow us on:

Takim me Komisionerin e ri për Zgjerim, Johannes Hahn

Bruksel, 19 nëntor 2014 - Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn ka takuar Ambasadorët e shteteve të rajonit.

Në takim ka qenë e ftuar edhe Ambasadorja e Kosovës, Mimoza Ahmetaj. Aty ishin poashtu të pranishëm Suela Janina, Ambasadore e Shqipërisë në Be; Igor Davidoviç, Ambasador i Bosnës pranë BE-së; Ivan Lekoviç Ambasador i Malit të Zi pranë BE-së; Beti Jacheva, Zëvendësshefe e Misionit të Maqedonisë në BE dhe Dusko Lopandiç, Ambasador i Serbisë pranë BE-së

Në takim është biseduar për perspektivën evropiane të Ballkanit gjatë mandatit të Komisionerit Hahn. Ai ka premtuar se pavarësisht që nuk do të ketë zgjërim ai mbetet i përkushtuar të bashkpunoj me shtetet e rajonit dhe t’i ndihmoj ato në reformat që shtetet duhet t’i bëjnë para antarsimit si dhe në zhvillimin ekonomik. Shtetet e reja antare nuk do të duhej të ishin pengesë për BE-në por kontribuese të drejperdrejta.