Follow us on:

Takim me Kryetarin e Parlamentit Flaman

Bruksel, 10 dhjetor 2014 - Ambasadorja Mimoza Ahmetaj është takuar dje me Kryetarin e Parlamentit Flaman, Jan Peumans

Ata biseduan së bashku për bashkpunimin e ndërsjelle në mes të Kosovës dhe Flamanisë që ka ekzistuar që shumë vite në mes vete.Ambasadorja Ahmetaj e njoftoi z.Peumans për arritjet e Kosovës dhe proceset në të cilat Kosova është duke kaluar, për mundësinë e investimeve në Kosovë dhe shkëmbimit të përvojave në mes vete. Poashtu Ambasadorja e përmendi edhe mundësinë e bashkpunimit ndërparlamentar në mes Kosovës dhe Flamanisë.Ambasadorja në vazhdim pati takim edhe me Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Flaman para të cilëve foli për situatën në Kosovë dhe iu pergjigj pytjeve të deputetëve të cilët ishin të interesuar të dinin më tepër për situatën në Kosovë.