Follow us on:

Ministri Rexhepi informon zyrtarët evropianë për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme

Gjatë dy ditëve të vizitës së tij zyrtare në Bruksel, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, pati takime me Komisioneren për çështje të brendshme Cecilia Malmstrom të cilën, ndër të tjera, e njoftoi në detaje me të angazhimin e MPB-së në planin e digjitalizimit të regjistrit civil, menaxhimit të kufirit, negociatat me shtetet anëtare për nënshkrim të marrëveshjeve mbi riatdhesim, përgatitjen e strategjisë dhe planit të veprimit për reintegrim të të kthyerve.

Komisionerja Malmstrom përgëzoi për të arriturat e gjertanishme, duke inkurajuar vazhdim të angazhimit të gjithanshëm në sferën e sundimit të ligjit.

Ministri Rexhepi iu adresua edhe anëtarëve të Grupit Punues për Ballkanin Perëndimor të Parlamentit Evropian dhe pati një mori takimesh të tjera, përfshirë me shefin e operacioneve civile të BE, z. Kees Kompenhouwer, me euro-deputetët Ulrike Lunacek, Tanja Fajon, Simon Bussotil etj.