Follow us on:

Ministri i Drejtësisë, Haki Demolli takohet me Nën-kryetaren e Komisionit Evropian dhe zyrtarë të tjerë të BE-së

Ministri i Drejtësisë Haki Demolli ka zhvilluar në Bruksel vizitën e tij të parë zyrtare, me ç’rast ka pasur takime me Zëvendës-kryetaren e Komisionit Evropian, znj. Viviane Reding.

Në takim u bisedua për procesin e integrimit evropian në përgjithësi, me fokus në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe të sundimit të ligjit në Kosovë.

Gjithashtu, Ministri Demolli kërkoi nga zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian fillimin e bashkëpunimit me EUROJUST-in, organ ky i BE-së, i cili paraqet një rrjet të përhershëm të autoriteteve gjyqësore të ngarkuar me fuqizimin e efektivitetit të hetimeve dhe ndjekjes penale të krimit të rëndë jashtë-kufitar dhe krimit të organizuar në shtetet anëtare të BE-së.