Follow us on:

Mbahet takimi i tretë ndër-parlamentar i Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës

Gjatë dy ditëve të takimit të tretë ndër-parlamentar PE – Kuvend i Kosovës, janë shqyrtuar një numër temash të interesit të ndërsjellë, përfshirë angazhimet e Kosovës drejt integrimit në BE, konsolidimin e institucioneve dhe reformën e gjyqësisë, bashkëpunimin me shtetet fqinje, lehtësimin e lëvizjes së lirë të kosovarëve në hapësirën Schengen dhe sfidat ekonomike.

Takimi i bashkë-kryesuar nga z. Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe z. Eduard Kukan, Kryesues i Delegacionit të PE-së për Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e zi dhe Kosovën, u vlerësua tejet i suksesshëm dhe përfudoi me miratim të Deklaratës së Përbashkët.

Deklarata e Përbashkët e Takimit të tretë ndër-parlamentar