Follow us on:

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës nënshkruajnë dy marrëveshje

Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, Kryeministri Thaçi nga homologu i tij, Kryeministri i Belgjikës Yves Leterme, shteti i të cilit që nga data 1 korrik merr udhëheqjen e presidencës së radhës të Bashkimit Evropian.

Në këtë takim miqësor mes dy kryeministrave, që ishte vazhdimësi e takimit të mëhershëm të mbajtur në Prishtinë, është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy qeverive në të gjitha fushat.

Kryeministri belg, Yves Letermee edhe një herë e ka konfirmuar mbështetjen për zhvillimin e Kosovës dhe për perspektivën evropiane të Kosovës.

Me këtë rast, janë nënshkruar edhe dy marrëveshje bilaterale mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Belgjikës, Marrëveshja në fushën e transportit rrugor dhe Marrëveshja për tranferimin e të burgosurve.