Follow us on:

Ambasadori Zemaj pret në takim ambasadoren e Shqipërisë në BE

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj ka pritur në një takim zyrtar ambasadoren e Shqipërisë në Bashkimin Evropian znj. Suela Janina.

Ambasadori Zemaj së bashku me ambasadoren znj. Janina, diskutuan çështjet që ndërlidhen me integrimet në Bashkimin Evropian, sfidën me të cilën po ballafaqohet bota - COVID 19 si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me mirëqenien e dy vendeve Kosovë – Shqipëri.