Follow us on:

Vizita e Ambasadorit Zemaj në Huy<

Huy/Belgjike, 07 Maj 2021 - Në kuadër të bashkëpunimit me qytetet dhe rajonet e shtetit pritës në Belgjikë, sot Ambasadori Astrit Zemaj, së bashku me znj. Gjeneza Budima ka realizuar takimin në qytetin Huy.  Në një takim mbresëlënës Ambasadori Zemaj është pritur nga Ministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e rajonit të Valonisë, z. Christophe Collingon, nga Kryetari i Komunës në detyrë, z. Eric Dosogne së bashku me bashkëpunëtor të asamblesë komunale dhe të këshillit të qytetit. 

Në qytetin Huy dhe vendbanimet përreth jeton një komunitet i madh nga vendi ynë dhe i mirë integruar. Si pasojë e pandemise COVID 19 dhe duke respektuar masat kufizuese, takimi me komunitetin tonë kësaj radhe ishte i pamundshëm, por është dakorduar që në të ardhmen të realizohen vizita të ndërsjellta.