Follow us on:

Në Bruksel u mbajt takimi i dytë i kryeministrit Kurti me palën serbe në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi

Bruksel, 19 korrik 2021- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me zv. kryeministri, Besnik Bislimi mbajti takimin e dytë me delegacionin serb në Bruksel. Gjatë takimit kryeministri Kurti porpozoi një Deklaratë të Paqes me gjashtë nene, të balancuar dhe në gjuhën angleze, e cila flet për zotimin për mossulmim të njëri-tjetrit dhe për reciprocitet të të drejtave. Gjithashtu u rekomandua që pjesëmarrësit të përdorin frazën 'përballja me të kaluarën' pasi Kryeministri Kurti përmendi personat e zhdukur, propozim i cili u pranua nga z. Borrell por u refuzua ashpër nga Serbia. Gjatë takimit kryeministri Kurti vuri në dukje 11 barriera për tregtinë e lirë në të mirë nga Kosova në Serbi të cilat Serbia refuzoi t'i diskutojë ato.