Follow us on:

Ambasadori Astrit Zemaj vizitoi përfaqësinë e përhershme të Gjermanisë në Bashkimin Evropian

Bruksel-Sot ambasadori Astrit Zemaj u nderua me mikpritje nga ambasadorin Michael Clauss, në një vizitë pune në Përfaqësinë e Përhershme të Gjermanisë në Bashkimin Evropian.

Ambasadori Zemaj së bashku me Ambasadorin Clauss diskutuan tema thelbësore mbi agjendën evropiane të Republikës së Kosovës dhe rolin e vendit tonë në Ballkanin Perëndimor.

Republika e Kosovës është mirënjohëse për mbështetjen e Gjermanisë dhe popullit të saj në të gjitha periudhat të cilat kemi kaluar, dhe vazhdon të jetë partner kyç në procesët e së ardhmes euroatlantike të vendit tonë.