Follow us on:

Pjesëmarrja e Ambasadorit Zemaj në darkën e shtruar nga Euro-Deputeti z. Ilhan Kyuchyuk per Ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor


Bruksel, 30 Shtator 2021 - Përveç takimeve të djeshme në EEAS, Ambasadori Zemaj në mbrëmje realizoi takimin e përbashkët së bashku me Ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Takimi ishte organizuar nga @RenewEurope dhe ka qenë i kryesuar nga Deputeti i Parlamentit Evropian dhe njëkohësisht një nga mbështetësit kryesorë të vendit tonë dhe rajonit, z. Ilhan Kyuchyuk, i cili dha një mesazh të qartë për një perspektivë të qëndrueshme, por edhe të prekshme nga BE.