Follow us on:

Vizitë pune e Ambasadorit Astrit Zemaj në Përfaqësinë e Përhershme të Malit të Zi në NATO


Bruksel, 04 Tetor 2021 - Sot në kuadër të takimeve me partnerët e vendit tonë, Ambasadori Astrit Zemaj është pritur në Përfaqësinë e Përhershme të Malit të Zi në NATO nga Ambasadorja, Dubravka Laloviç.

Mali i Zi ka mbështetur vendin tonë gjatë gjithë procesit të shtetndërtimit që nga njohja dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar në të gjitha anëtarësimet e mëvonshme.

Ambasadorja Laloviç u shpreh mirënjohëse për vlerësimet dhe bashkëpunimin që vendi i saj ka me Republikën e Kosovës dhe potencoj faktin që Mali i Zi do të vazhdojë edhe në të ardhmen të përkrah rrugëtimin e Kosovës drejtë rrugës Euro-Atlantike.

Integrimi euroatlantik i rajonit dhe bashkëpunimi midis vendeve dhe misioneve tona mbeten prioritete të bashkëpunimit të ndërsjellë.