Follow us on:

Ambasadori Astrit Zemaj ka takuar udhëheqësin e Programit COPES për Organizatën Botërore të Doganave

Ambasadori i Republikës së Kosovës, Astrit Zemaj së bashku me atasheun doganor Bekim Mehmetaj, ka pritur në një takim pune Gilles Thomas, udhëheqës i Programit COPES për Organizatën Botërore të Doganave. Gjatë takimit është theksuar që shtrirja e bashkëpunimit dhe avancimi i projekteve në cilësinë e shtetit anëtar dhe partnerit kredibil në OBD, për vendin tonë dhe Doganat e Kosovës janë prioritet i punës së përbashkët dhe i forcimit të subjektivitetit të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.