Follow us on:

Ambasadori Zemaj mori pjesë në inaugurimin e sheshit “Valclav Havel”, në oborr të Parlamentit Evropian në Bruksel

Ambasadori i Republikës së Kosovës, Astrit Zemaj ka marrë pjesë në inaugurimin e sheshit “Valclav Havel”, në oborr të Parlamentit Evropian në Bruksel. Ambasadori Zemaj është ftuar në këtë ceremoni nga ambasadori i Republikës së Çekisë në Belgjikë, Pavel Klucky. Valclav Havelm ishte pranë nesh në ditët më të vështira të vendit tone. Për të rikujtuar mbështetjen dhe rreshtimin e tij në krah të popullit tonë, si në vijim:

Deklarata e ish Presidentit të Republikës së Çekisë, Vaclav Havel, një simbol i lirisë dhe i lëvizjes së të drejtave qytetare, i cili në një intervistë, dhënë revistës gjermane “Der Spiegel”, disa muaj pas përfundimit të luftës në Kosovë (saktësisht sot 19 vite, 08 nëntor 1999), fuqimisht e mbron vendimin e NATO-s për ndërhyrje humanitare në Kosovë, ku deklaron:

“...Sigurisht se ka qenë shumë naive të mendohet se sulmet ajrore të NATO-s do t’i zgjidhin të gjitha problemet në Ballkan. Por, me ndërhyrjen e NATO-s është bërë një hap, më anë të të cilit komuniteti ndërkombëtar ka treguar se nuk do të mund të jetë indiferent ndaj çështjes dhe të shikojë me një anë mizoritë që ndodhnin atje. Ky hap do të duhej të ketë ndodhur tash e dhjetë vjet më parë. Në këtë mënyrë do të kishim kursyer e shpëtuar jetën e qindra mijëra njerëzve.

Po në të njejtën intervistë ai e fuqizon mendimin e tij se ndërhyrja ka qenë një hap i duhur, kur thotë së shkeljet e të drejtave dhe të lirive të njeriut në Kosovë kishin ndodhur në vazhdimsi, duke e demantuar supozimin se mizoritë kryesore në Kosovë kishin eskaluar pas fillimit të intervenimit ushtarak të forcave të NATO-s. Gjatë kësaj interviste, i thotë bashkëbiseduesit se

“...Ju nuk jeni i informuar saktësisht: 400.000(400 mijë) shqiptarë ishin të dëbuar para fillimit të sulmeve. Atje kishte ndodhur diçka, për të cilën në historinë moderne nuk mund të gjejmë ndonjë analogji. Brenda vetëm një viti ishin dëbuar më shumë se një milion njërëz nga shtëpitë e tyre, të cilët, pastaj, ishin kthyer. Pa sulmet ajrore ky kthim i njërzve nuk do të kishte qenë përsëri i mundur, sepse Milosheviçi e dëshirontë Kosovën të jetë e pastër pa shqiptarët” .