Follow us on:

Ambasadori Zemaj u mirëprit në Përfaqësinë e Përhershme të Mbretërisë së Bashkuar në NATO


Sot, Ambasadori Astrit Zemaj është mirëpritur në takim pune në Përfaqësinë e Përhershme të Mbretërisë së Bashkuar në NATO, nga Ambasadorja Dame Sarah MacIntosh.

Ambasadori Zemaj në emër të Institucioneve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj ka shprehur mirënjohje dhe falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, duke filluar me ndërhyrjen e NATO -s dhe duke vazhduar me mbështetjen e procesit të konsolidimit demokratik dhe shtetëror, stabilitetit dhe paqes në Republikën e Kosovës dhe rajon.

Në takim u vlerësua lartë miqësia dhe marrëdhënia e shkëlqyer në mes popujve dhe shteteve tona si dhe u ri-konfirmua mbështetja e vazhdueshme e Britanisë së Madhe. Po ashtu, u theksua fuqishëm përkushtimi i Republikës së Kosovës në rrugëtimin e saj perëndimor.

Republika e Kosovës dhe populli i saj janë gjithmonë mirënjohës për përkrahjen dhe kontributin shumëdimensional të Mbretërisë së Bashkuar, për lirinë, paqen, sigurinë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë.