Follow us on:

Ambasadori Zemaj mirëpret Kombëtaren A të femrave të Futbollit të Republikës së Kosovës


Sot, Ambasadori Astrit Zemaj kishte kënaqësi të veçantë që së bashku me stafin, për herë të parë në historikun e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel, të presin Kombëtaren A të femrave, para ndeshjes kualifikuese të së nesërmes në përballje me Kombëtaren e Belgjikës për Botërorin Australia & Zelanda e Re 2023.

Ekipi ynë i femrave, së bashku me selektoren e saj znj. Afërdita Fazlija dhe drejtuesit e tjerë të Kombëtares, si dhe përfaqësuesit e FFK-së, treguan së janë të përgatitur dhe të gatshëm për arritjen e sukseseve në arenën ndërkombëtare, dhe njëjtë si sportistet e fushave të tjera, të jenë ambasadoret më të mira të vendit tonë.