Follow us on:

Kryetari i Kuvendit takohet me Krerët e Parlamentit belg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, është pritur në takime të ndara nga krerët e Parlamentit federal belg. Në pritjen zyrtare të shtruar nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Andy Flahaut, janë diskutuar këmbimet e frytshme ndërmjet parlamenteve të dy vendeve, duke premtuar ruajtje dhe forcim të bashkëpunimit ndër-parlamentar.

Në takimin me Zëvendëskryetaren e Senatit belg Helga Stevens u bisedua, ndër të tjera, për marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët, në mënyrë të veçantë me Serbinë, në dobi të paqes, sigurisë dhe të marrëdhënieve në rajon.  Znj. Stevens u interesua për gjendjen në Kosovë, për zhvillimin ekonomik, papunësinë, sidomos për arsimimin e të rinjve, për kushtet e personave me aftësi të kufizuar, arsimin dhe integrimin e tyre.