Follow us on:

Mbahet Konferenca e Parë e Ambasadorëve të Kosovës

Nga data 28 deri më 30 mars 2011 është mbajtur konferenca e parë e Ambasadorëve të Kosovës. Me atë rast, shefat e misioneve, zyrtarët e MPJ-së dhe folës të shumtë kanë shtjelluar punën e gjertanishme të trupit diplomatik kosovar, dy vite pas themelimit.

Gjithashtu, janë trajtuar leksionet kryesore të nxëna gjatë këtyre dy viteve si dhe janë mbarështruar synimet qenësore për të ardhmen.