Follow us on:

Vizita e parë e Ministres së Integrimeve Evropiane

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka realizuar vizitën e saj të parë në Bruksel, pas marrjes së detyrës.

Gjatë qëndrimit të saj në Bruksel, Ministrja ka realizuar takime me Komisionerin për Zgjerim, Štefan Füle, Komisioneren për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmström si dhe me përfaqësues të tjerë të Parlamentit Evropian, Këshillit të BE-së etj. me ç’rast ka shpalosur prioritetet e punës si dhe synimet e institucioneve të Kosovës në zbatim të reformave gjithëpërfshirëse.