Follow us on:

Stafi i ambasadës së Kosovës në Sofje uron institucionet bullgare dhe misionet diplomatike përmes kartolinave të punuara prej fëmijëve nga Kosova

Sofje, 14 dhjetor 2020 - Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar festat e fund vitit për institucionet bullgare dhe misionet diplomatike të akredituar në këtë shtet. Urimet do t’iu përcillen përmes kartolinave që përmbajnë mesazhe e punime autentike të punuara nga fëmijët e Qendrës Burimore “Përparimi” nga Prishtina.

Kartolinat me mesazhet e këtyre fëmijëve, që janë shumëllojshmëria e ngjyrave, figurat e përdorura të dizajnuara me shije e përkushtim nga fëmijët e kësaj qendre dhe gjithçka tjetër që përmbajnë ato janë urimi më i veçantë për një Vit të Ri, më të mire, pas një periudhe të rënduar si pasojë e pandemisë.

Foto;
1.Stafi i ARKSS-se; Agron Smakiqi i Ngarkuar me Punë, Bujar Deskaj, Sek. i I-rë, Bekim Misini, Sek. i II-të dhe Arjenta Dimo, Asistente Ekzekutive
2.Kartolinat e punuara nga fëmijët e Qendrës Burimore “Përparimi” nga Prishtina të ekspozuara ne ambientet e ARKSS-se