Follow us on:

I ngarkuari me punë në Sofje, Delfin Pllana takoi ambasadoren e Shqipërisë, Donika Hoxha

Sofje, 11 mars 2021- I ngarkuari me punë në ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje, ambasadori Delfin Pllana, me rastin e emërimit në detyrën e re është pritur në takim nga ambasadorja e Shqipërisë në Sofje, Donika Hoxha. I ngarkuari me punë, Delfin Pllana, i cili në këtë takim shoqërohej dhe nga diplomati Mustafë Avdiu, ka falënderuar ambasadoren Hoxha për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim ka vlerësuar se ambasadat e dy vendeve kanë gjithë parakushtet që përmes aktiviteteve të përbashkëta të promovojnë kulturën, vlerat dhe mundësitë për investime që ofrojnë Republika e Kosovës dhe Shqipërisë për opinionin dhe kompanitë bullgare.

Ndërkaq, ambasadorja Hoxha duke i uruar mirëseardhje të ngarkuarit me punë, Delfin Pllana ka thënë, se dy misionet diplomatike kanë një marrëdhënie shumë të veçantë e cila do të vazhdojë drejt implementimit të agjendës së përbashkët midis dy vendeve tona.