Follow us on:

I ngarkuari me punë, Delfin Pllana takoi ambasadoren e SHBA-ve, Herro Mustafa

Sofje, 30 mars 2021- I ngarkuari me punë në ambasadën e Republikës së Kosovës, ambasadori Delfin Pllana është pritur në një takim mirëseardhje nga ambasadorja e Shteteve tw Bashkuara të Amerikës në Sofje, Herro Mustafa. Ambasadori Pllana, i shoqëruar në këtë takim nga diplomati Bujar Deskaj, ka falënderuar ambasadoren Mustafa, për pritjen miqësore, duke i përcjellë asaj falënderimet e qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për kontributin permanent të SHBA-ve në, të gjitha proceset që kanë përshkuar rrjedhat shtet-ndërtuese të Republikës së Kosovës.

Në këtë kontekst, i ngarkuari me punë Pllana e ka njoftuar ambasadoren e SHBA-ve, Mustafa për zhvillimet në Republikën e Kosovës, procesin e konsolidimit të institucioneve, raportet dypalëshe më Bullgarinë, zhvillimet e tjera politike dhe përballimin me sfidën globale përkatësisht menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Ndërkaq, ambasadorja Mustafa, duke vlerësuar si të shkëlqyeshme raportet në mes dy vendeve dhe ambasadave respektive, ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin më fokus të veçantë në sfidat aktuale. Për më tepër ambasadorja Mustafa, ka ritheksuar se proceset në Ballkanin Perëndimorë dhe në Republikën e Kosovës janë në vëmendjen e përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.