Follow us on:

SHËRBIMET KONSULLORE – HAMBURG

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg 

Në kuadër të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg funksionon shërbimi i marrëdhënieve me palë. Ky shërbim i ofron ndihmë shtetasve të Kosovës për zgjidhjen e problemeve të natyrës konsullore.
Shërbimi i marrëdhënieve me publikun mund të kontaktohet në:

Adresa:
Elbchaussee 54, 22765 Hamburg
Tel.: +49 (0) 40 399 089 901
Fax: +49 (0) 40 399 089 900
Numri emergjent:
+49 17663410834.
Email: consulategeneral.ham@rks-gov.net

Orari i punes:

Hënë - Enjte:  9:30-12:00 / 14:00-16:30
Të Premten nuk punohet me palë

Ju informojmë, që gjatë festave shtetërore të Republikës Federale të Gjermanisë  dhe ato  të Republikës së Kosovës, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg është e mbyllur!

Seksioni konsullor ofron shërbimet konsullore si në vijim:

-   Regjistrimi i të porsalindurve
-   Regjistrimi i vdekjeve
-   Regjistrimi i martesave
-   Lirimi nga shtetësia
-   Aplikimi për pasaportë të re (vetëm për qytetarët e Kosovës të cilët posedojnë letërnjoftim të Republikës së Kosovës)
-   Laisser-passer (Dokument udhëtimi njëdretimësh për në Kosovë)

Aplikim për Pasaportë të Republikës së Kosovës
Aplikimi për pasaportë mbi moshën 18 vjeçare


Shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë Gjermani mund të aplikojnë për letërnjoftim dhe pasaportë në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg.

Aplikimi për pasaportë

Për herë të parë:

-   Letërnjoftimi i RKS-së dhe
-   Taksa 100 €

Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
-    LTNJ
-    Pasaporta e vjetër
-    Taksa 100 €

E humbur/e konfiskuar:
-    LTNJ
-    Raporti i policisë lidhur me humbjen gjegjësisht raporti i konfiskimit dhe
-    Taksa 100 €

E dëmtuar/ fletë e mbushur:
-    LTNJ
-    Pasaporta e dëmtuar/e mbushur dhe
-    Taksa 100 €

1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:
-    Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
-    LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
-    Ekstrakti i lindjes;
-    Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
-    Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
-    Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
-    Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;
-    Taksa 80€

Aplikimi për letërnjoftim

Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):

-    Ekstrakti i lindjes
-    Nëse keni poseduar letërnjoftim të UNMIK.ut, atë duhet ta dorëzoni, ose në rast të humbjes raportin e policisë lidhur me humbjen e dokumentit;
-    Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë dhe
-    Taksa 40€.

Në rast të ripërtëritjes/korigjim të dhënash:
-    Ekstrakti i lindjes;
-    Letërnjoftimi i vjetër dhe
-    Taksa 40€.

Në rast të humbjes/konfiskuar:
-    Kopja e LTNJ, ose pasaportës
-    Ekstrakti i lindjes
-    Raporti i policisë lidhur me humbjen e LTNJ-së, gjegjësisht raportin e konfiskimit dhe
-    Taksa 40€

Fletudhëtimi
Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.

Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
-    Kërkesa;
-    2 fotografi;
-    Kopja e një dokumenti të identifikimit;
-    Kopja e lejës së qëndrimit;
-    Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
-    Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
-    Ose një dokument tjetë që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
-    Dëshmia e taksës së paguar në vlerë prej 30€,

Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
- Kërkesën  
- Kopjet e pasaportave të prindërve;
- Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
- Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;
- Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën e Përgjithshme të RKS-së në Hamburg;

Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit, dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.

Regjistrimi i faktit të lindjes
Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:

Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;
- Kërkesa
- Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim, ekstraktet e lindjes dhe çertifikatën e  martesës)
- Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
- Taksa prej 30€

Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo:
- Kërkesa
- Dokument identifikimi së të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
- Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri,
- Një kopje të certifikatës internacionale  të lindjes së fëmijës
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre

Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur:
- Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
- Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;

Regjistrimi i faktit të martesës
Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e faktit të martesës në librin amëz të martesave në Kosovë, kërkohen këto dokumentet si në vijim:

- Kërkesa
- Ekstraktet e lindjes
- Kopjet me afat të dokumenteve të identifikimit;
- Dëshmi lidhur me vërtetimin e shtetësisë për shtetasin e Kosovës (pasaporta);
- Dëshmi mbi shtetësinë e shtetasit të huaj (nëse njëri bashkëshort është shtetas i huaj pasaporta);
- Certifikatë origjinale internacionale  të martesës
- Kur njëri bashkëshort është shtetas i huaj, atëherë kërkohet Certifikata e lindjes
- Taksa prej 30€

Regjistrim vdekje
Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e faktit të vdekjes së një shtetasi të Kosovës në librin amëz të vdekjeve në Kosovë, kërkohen këto dokumente si në vijim:

- Kërkesa
- Certifikatën internacionale origjinale të vdekjes së shtetasit;
- Dokument identifikimi të personit të vdekur si dëshmi për vërtetimin e shtetësisë
- Dokument personal identifikimi të parashtruesit të kërkesës
- Formularin i kërkesës për regjistrimin e vdekjes

Lirimi nga shtetësia e Kosovës
Dokumentet që nevoitet për aplikim për lirim nga shtetësia e RKS-së për të rriturit mbi 18 vjeç.


-    Garancioni se do të merrni shtetësinë gjermane (Einbürgerungszusicherung);
-    Dëshminë e vendbanimit (Meldebescheinigung);
-    Dëshminë se nuk jeni nën hetime (Führungszeugnis)

Të tre këto dokumente duhet të përkthehen në gjuhen shqipe
Dokumentet e poshtëshënuara duhet të sillen nga Kosova:


-    Një dokument valid të identifikimit;
-    Ektrakt i lindjes;
-    Dëshminë nga Administrata Tatimore e Kosovës;
-    Dëshminë nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë;
-    Dëshminë nga Qendra Komunale për Pune Sociale. që janë përmbushë të gjitha detyrimet financiare ndaj personave për ushqim dhe mbajtje të të cilëve është përgjegjës para ligjit;
-    Dëshminë se nuk zhvillohen hetime penale dhe që nuk ekziston asnjë aktgjykim për vepra penale, e lëshuar nga Gjykata Themelore;
-    Vërtetimin që nuk janë duke u zhvilluar hetime nga ana e policisë së Kosovës;
-    Taksa 50,-€ për aplikim;

Dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal dhe në kopje!
Asnjë dokument nga Kosova nuk duhet të jetë më i vjetër se 4 muaj!
Procedura deri ne lëshimin e vendimit mund të zgjas 1-3 muaj.
Pas arritjes së vendimit për lirim nga shtetësia e Kosovës, duhet të paguhet taksa prej 400,-€!

Dokumentet që nevoiten për aplikim për lirim nga shtetësia e RKS-së për të miturit nën moshen 18 vjec!               
   
-    Garancioni se do të merrni shtetësinë gjermane ( Einbürgerungsurkunde)
-    Dëshminë e vendbanimit (Meldebescheinigung);
( Këto dy dokumente duhet të përkthehen në gjuhen shqipe)

Dokumentet e poshtëshënuara duhet te sillen nga Kosova:
-    Ekstrakti i lindjes i RKS-së
-    Ekstraktet  e lindjes i të dy prindërve
-    Certifikaten e marteses
-    Kopjen e letërnjoftimit apo te pasaportës së RKS-së nëse i mituri e posedon;
-    Kopjen e dokumenteve të identifikimit të prindërve;
-    Deklaratën e pajtimit të prindërve dhënë te noteri se prindërit janë të pajtimit që fëmiu i tyre të lirohet nga shtetësia e Kosovës (e përkthyer në gjuhen shqipe)
-    Nga mosha 14 vjecare prezenca e fëmiut gjatë aplikimit është e domosdoshme si dhe prezenca e dy prindërve
-    Nëse fëmiu është nën moshën 14 vjeçare, dhe njëri prind është i liruar nga shtetësia e Kosovës, atëherë është obligative që njëri prind ta dëshmojë me anë të vendimit se është liruar nga shtetësia e Republikës së Kosovës
-    Taksa 50,-€ për aplikim

Dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal dhe 1x kopje!
Asnjë dokument nuk duhet të jetë më i vjetër se 6 muaj! 
Pas marrjes së vendimit për lirim nga shtetësia paguhet taksa prej 200€!
Fitimi i shtetësisë së Kosovës

Dokumentet që nevojiten për aplikim për fitim shtetësie:

-    Certifikata Internacionale e lindjes
-    Certifikatën e martesës nëse është i martuar ose certifikatën e gjendjes martesore;
-    Certifikatën familjare
-    Kopje e dokumentit të identifikimit
-    Certifikata e vendbanimt në shtetin ku banon (e përkthyer në gjuhen shqipe)
-    Ekstraktet e lindjes së prindërve
-    Kopjet e pasaportave të prindërve
-    Dëshminë që nuk është nën hetime penale nga Policia e Republikës së Kosovës
-    Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale nga Gjykata themelore e Republikës së Kosovës
-    Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale në Gjermani, (Führungszeugnis) jo më të vjetër se 6 muaj
-    Deklaratën e betimit me shkrim që e pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës ë Kosovës
-    Referenca të personave që jetojnë në Kosovë dhe që janë në gjendje të dëshmojnë lidhjet e ngushta familjare
-    Dëshmi që posedon prona të paluejtshme në Republikën e Kosovës apo aktivitet ekonomike

Për të miturit duhen edhe këto dokumente:
-    Certifikata e vendbanimit (Meldebescheinigung);
-    Kopjen e një dokumenti me foto valid të identifikimit;
-    Ekstraktet e lindjes së prindërve si dhe certifikata e martesës e Kosovës
-    Kopjet e pasaportave të prindërve
-    Deklarata e prindërve dhënë te noteri se janë të pajtimit që fëmiu i tyre të fitoj shtetësinë e Kosovës
-    Deklarata e aplikuesit se është i pajtimit të pranoj shtetësinë e Kosovës
-    Referenca e personave që jetojnë në Kosovë që dëshmon lidhjet familjare ose dëshmi të pronës në Kosovë
-    Pagesën e taksës prej 50€
-    Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën e Përgjithshme në Hamburg dhe prezent duhen të jenë edhe të dy prindërit
-    Pasi të merrni vendimin për fitim shtetësie paguhet taksa prej 100€ për personat nën moshën 18 vjeçare ose 250€ mbi 18 vjeç.

Vërtetime të çdo lloji
Konsullata e Përgjithshme në Hamburg lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.
Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.
Pagesa e taksës prej 20€

Taksat konsullore

  1. Letërnjoftim - 40 €
  2. Fletudhëtimi për kthim - 40 €
  3. Pasaporta mbi 18 vjeç - 30 €
  4. Pasaporta për të mitur - 100 €
  5. Regjistrimi i faktit të lindjes - 80 €
  6. Regjistrimi i faktit të martesës - 30 €
  7. Regjistrimi i faktit të vdekjes, - 30 €
  8. Pajisja me certifikatë /ekstrakt - pa pagesë
  9. Aplikimi për fitim të shtetësisë dhe lirim nga shtetësia - 20 €
  10. Vendimi për fitimin e shtetësisë - 50 €
  11. Vendimi për fitimin e shtetësisë për të mitur - 250 €
  12. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim - 400 €
  13. Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për të mitur - 100 €
  14. Vërtetime të çdo lloji - 20 €
  15. Vendosja e fotos në certifikatë - 10 €