Follow us on:

Ambasadori Gashi në Chinon

Më 16 shtator në qytetin Chinon, ambasadori Qëndrim Gashi e udhëhoqi ceremoninë e Kapitullit të Vjeljeve të vëllazërisë “Entonneurs Rabelaisiens” ku ishte i ftuar nga Mjeshtri i Madh z. Jean-Max Manceau.

Me qëllim të promovimit të verës dhe të vlerave humaniste, sipas shkrimeve të autorit francez nga Rilindja e hershme François Rabelais, vëllazëria nga Chinon organizon ceremoni periodike ku nderon personalitete të fushave të ndryshme. Vitin e kaluar udhëheqës i ceremonisë ishte Princi Albert i Monakos.

Në praninë e shumë përfaqësuesve lokalë, ambasadori Gashi e shprehu falënderimin për këtë nderim tejet të veçantë që i bëhej atij dhe Kosovës. Ai foli për mirënjohjen e Kosovës për Francën dhe për rëndësinë e promovimit të drejtave të njeriut, të solidaritetit dhe të humanizmit.