Follow us on:

Baleti Kombëtar i Kosovës në UNESCO

Artistë kosovarë morën pjesë në ngjarjen më të rëndësishme të vitit për UNESCOn: Konferencën e Përgjithshme.

 

Paris, 10 nëntor 2017

Artistë kosovarë morën pjesë në ngjarjen më të rëndësishme të vitit për UNESCOn: Konferencën e Përgjithshme. Baleti Kombëtar i Kosovës u përfaqësua në Komisionin për Kulturë nga balerini kryesor Sinan Kajtazi dhe balerinët e përhershëm Sead Vuniqi dhe Luljeta Ademi. Kjo pjesëmarrje dhe takimet në Paris në margjinat e punës së Komisionit përbëjnë një pasuri të madhe për Baletin Kombëtar por gjithashtu një domosdoshmëri për promovimin e profilit kulturor të Kosovës në nivel evropian dhe ndërkombëtar.


Komisioni i Kulturës mbajti punimet nga data 8 deri më 10 nëntor. Komisioni është i një rëndësie të madhe duke qenë se përbën një nga katër programet kryesore të UNESCO-s: programi madhor IV do të vazhdojë të punojë për të arritur qëllimet strategjike \"Mbrojtja, promovimi dhe transmetimi i trashëgimisë\" si dhe \"Nxitja e krijimtarisë dhe larmia e shprehjeve kulturore\" të strategjisë afatmesme të Organizatës. Veprimi do të synojë mbështetjen nga dhe për shtetet anëtare në përpjekjet e tyre për zbatimin e gjashtë marrëveshjeve kulturore si platforma të Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe për të zbutur ndikimin e konflikteve dhe fatkeqësive natyrore në kulturë.


Shumë ngjarje paralele organizohen në margjinat e Konferencës së Përgjithshme, duke përfshirë prezantimet dhe debatet mbi çështjet kyçe në të gjitha fushat e kompetencave të UNESCO-s: arsim, shkencë, kulturë, informim dhe komunikim.
Ky mision u mundësua nëpërmjet mbështetjes nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ambasadës së Kosovës në Francë në partneritet me Rrjetin Kulturor Evropiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, partner zyrtar i UNESCO-s e cila i emëroi artistë kosovarë në mesin e delegatëve të saj, si dhe në mbështetje të Baletit Kombëtar të Kosovës që këtë vit feston 45 vjetorin e themelimit.


Konferenca e Përgjithshme bashkon 195 shtetet anëtare të Organizatës. Rreth 200 ministra, duke përfshirë arsimin dhe kulturën, morën pjesë në Konferencën e Përgjithshme, e cila miratoi emërimin e Audrey Azoulay, si Drejtore e Përgjithshme e UNESCO-s, në mëngjesin e 10 nëntorit. Ajo do të marrë detyrën në fillim të javës së ardhshme.