Follow us on:

Ekspozita “Simon Shiroka” në Paris

(Paranteza Kosovare) hapet me ekspozitën e mjeshtrit Simon Shiroka

 

Paris, 9 nëntor 2017



Në Bashkinë e Parisit 4 u mbajt hapja solemne e ekspozitës “Simon Shiroka” ku janë ekspozuar gjithsej 65 vepra, prej fazave të ndryshme të krijimtarise së artistit, përfshirë periudhën e fundit të jetës se tij ('90-'94).


 
Ekspozita e koleksionit privat të familjes Shiroka është organizuar nga Ambasada e Kosovës në Paris dhe Bashkia e Parisit 4.


 
Hapja u bë nga Kryetari i Bashkisë 4, z. Christophe Girard dhe Ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi, në praninë e diplomatëve dhe artistëve të shumtë. E pranishme ishte edhe znj. Maria Pacolli, bashkëshortja e zëvendës kryeministrit të parë dhe ministër i jashtëm i Kosovës z. Behgjet Pacolli, i cili sapo përfundoi një vizitë të suksesshme në Paris.

 
Z. Girard është ideator i disa prej projekteve më të veçanta kulturore në Paris, si Netët e Bardha ("Nuit Blanche") dhe së fundi është zgjedhur nënkryetar i Parisit.
 
I gjithë organizimi dhe puna rreth ekspozitës u kompletua falë ndihmës dhe këshillës së Erzen Shkolollit.

 
Ekspozita e cila do të qëndrojë e hapur për publikun deri me datë 25 nëntor ,  është e para në serinë e aktiviteteve kulturore të muajit nëntor të emëruar «Parantezë kosovare» që do të vijojë me shfaqjen e «Home» film fitues i çmimit BAFTA dhe një koncert të Shpat Dedës.