Follow us on:

Shtetasit e Kosovës që kanë vizë hyrse apo lejeqëndrimi, mund të hyjnë në Kroaci pa PCR Test

Zagreb, gusht 2020 – Qeveria kroate ka ndryshuar masat për mbrojtje nga pandemia COVID-19, dhe disa nga rregullat e aprovuara prekin edhe shtetasit e Republikës së Kosoves që vizitojnë Kroacinë.

Kështu, sipas vendimit të fundit të Qeverisë kroate, shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët posedojnë vizë hyrëse (Multi Schengen-Visa) dhe lejeqëndrim kroat të përkohshëm apo të përhershëm, mund të hyjnë në territorin e Republikës së Kroacisë pa Coronavirus test (PCR Test).

Shtetasit e Kosovës që plotësojnë kërkesat e lartcekura, sipas këtij vendimi, nuk janë të obliguar të vetizolohen.

Vetizolohen 7 ditë vetëm shtetasit e Kosovës që dëshirojnë të vijnë si turistë (që kanë vizë turistike kroate apo Multi Schengen Visa).

Nëse dëshirojnë të mos vetizolohen, atëherë duhet të kenë patjetër posedim të RT-PCR Test, jo më i vjetër se 48 orë.

Poashtu, për turistë, duhet të plotesohet formulari për hyrje , https://entercroatia.mup.hr/