Follow us on:

12 Dhjetor 2019 – Ambasadori Kallaba priti në takim historianin dhe albanologun hungarez Dr. Krisztián Csaplár-Degovics nga Instituti i Historisë pranë Akademisë së Shkencave të Hungarisë

Z. Csaplár-Degovics bëri përshkrimin e Institutit dhe punës së tij, ku me këtë rast prezentoi edhe librin e fundit të tij si editor me titull: “These were hard times for Skanderbeg, but he had an ally, the Hungarian Hunyadi: Episodes in Albanian-Hungarian Historical Contacts” i cili libër trajton marrëdhëniet historike, kulturore e politike mes shqiptarëve dhe hungarezëve.

Ai me këtë rast dhuroi për Ambasadën disa kopje nga ky libër. Ambasadori Kallaba falendëroi përzemërsisht z. Csaplár-Degovics për punën e tij akademike në fushën e bashkëpunimit të dy popujve, duke theksuar nevojën dhe rëndësinë e bashkpunimit të mëtutjeshëm mes dy institucioneve në nivel akdemikë si pjesë e diplomacisë publike.

Ambasadori Kallaba gjithashtu shprehi gadishmërin për të mbështetur në nxitjen e bashkpunimit ndërinstitucional dhe njëkohësisht premtoi edhe përkrahjen e Ambasadës në promovimin e këtij libri tek institucionet relevante në Kosovë.