Follow us on:

Ambasadori Shpend Kallaba merr pjesë në pritjen e përvitshme të Presidentit të Hungarisë

13 Janar 2020,Me ftesë të Presidentit të Hungarisë SH.T. Janos Ader dhe Zonjës së Parë Anita Herczegh, në pritjen e përvitshme të fillim vitit, Ambasadori Shpend Kallaba dhe bashkëshortja e tij znj. Shqipe Kallaba morrën pjesë në këtë ceremoni solemne.

Pas koncertit të muzikës folklorike hungareze, Ambasadori Kallaba pati rastin të bisedojë me Presidentin Ader, të cilit iu falënderua për qasjen pro aktive ndaj shtetit të Kosovës, dhe shprehi gatishmërinë që të organizojë së shpejti një viztë të tij në Kosovë. Presidenti hungarez tha se ka shpresë që Kosovën e pret një e ardhme e ndritur dhe se shteti hungarez do të jetë gjithmonë përkrahës i saj. Ai gjithashtu u zotua që në një të ardhme të afërt, do të zhvillohen vizita të ndërsjella bilaterale në nivel presidencial për të intensifkuar edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona.