Follow us on:

Ambasadori Shpend Kallaba vizitoi qytetin Eger të Hungarisë

05 Shkurt 2020,Ambasadori Shpend Kallaba vizitoi qytetin Eger të Hungarisë, ku takoi Kryetarin e Bashkisë të këtij qyteti z. Ádám Mirkóczki, nënkryetarin z. Gábor Minczér, dhe zyrtarin e lartë për marrëdhënie ndërkombëtare z. Erno Radics. Pritja ishte shumë miqësore dhe e ngrohtë nga ana e përfaqësusëve të qytetit, qytet ky i cili numëron rreth 54 mijë banorë, dhe është i pasur me ujëra termale nëntoksore, toka bujqësore, industri dhe i njohur për turizëm dhe verëra shumë të mira.

Gjatë takimit Kryetari i Bashkisë informoi Ambasadorin Kallaba për qytetin dhe historinë e vjetër të tij, duke përmendur dhe fushat e bashkpunimit të ndërsjelltë. Pas kësaj Ambasadori Kallaba i shoqëruar edhe nga Kryetari z.Mirkóczki i bënë një vizitë qendrës të qytetit dhe monumenteve historike, ku me këtë rast Ambasadori Kallaba bëri edhe një vizitë tek monumenti me emrin e Gjergj Kastriotitit Skenderbeut, si bashkëluftëtar i heroit hungarez János Hunyadi. Ambasadori Kallaba dhe Kryetari Mirkóczi u pajtuan për një vizitë të këtij të fundit në Kosovë, ku edhe u akorduan për mundësinë e një marrëveshje të bashkpunimit për binjakzim me njërën nga komunat e Republikës se Kosovës.