Follow us on:

Ambasada e Kosovës në Budapest dhe Ludëig Museum paraqitën projektin e artistit Alban Muja ‘Family Album’

18 Shkurt 2020,Ambasadori Shpend Kallaba dhe stafi i ARKSB morën pjesë në paraqitjen e projektit të artistit të njohur kosovar Alban Muja me titull ‘Family Album’. Në vigjilen e 12 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Muzeu hungarez ‘Ludëig Museum’ në bashkëpunim me Ambasadën e RKS-së në Budapest, organizuan pezantimin e video instalacionit të artistit Muja, projekt ky i cili përfaqësoi pavilionin e Kosovës në edicionin e 58 të Bienales së Venecias.

Në fjalimin e saj hyrës, Drejtoresha e këtij muzeu Julia Fabenyi, bëri një narracion mbi luftën e Kosovës të vitit 1999, ku përmes instalacionit të artistit Muja, shprehen anët e errëta të gjenocidit dhe torturave që përjetoi populli i Kosovës nga pushtuesi serb. Znj. Fabenyi, gjithashtu shprehi falënderimin e saj ndaj ARKSB për gatishmërinë që të jetë bashk organizatore dhe bashk financuese e projektit, i cili sipas saj do të jetë një mënyrë e mirë që përmes artit të shpaloset kjo anë e historisë për publikun hungarez.

Ambasadori Kallaba e uroi artistin Muja për suksesin e këtij projekti, duke u zotuar se ARKSB
do të jetë gjithmonë pranë artistëve dhe projekteve të cilat e promovojnë shtetin e Kosovës ndërkombëtarsisht.

  
Artisti Alban Muja vizitoi edhe zyret e Ambasadës në Budapest, me ç’rast iu falënderua Ambasadorit Kallaba për suportin e shfaqur duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim edhe në të ardhmen.