Follow us on:

Ambasadori Kallaba mori pjesë në ceremoninë gala të Ambasadorëve të akredituar në Hungari

25 Shkurt 2020,Ambasadori Kallaba mori pjesë në mbrëmjen gala të organizuar nga Sekretari i shtetit Dr. Csaba Balogh, dhe Ministria e Jashtme dhe e Tregtisë e Hungarisë. Kjo ceremoni e përvitshme, ka për qëllim që ti mbledhë së bashku të gjithë Ambasadorët e akredituar në Hungari të cilët do të takohen me homologët e tyre hungarez të cilët shërbejnë në vendet e tyre.

Ambasadori Kallaba me këtë rast, u takua dhe bisedoi me Ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Markusz Laszlo, me të cilin diskutuan rreth zhvillimeve të fundit politike në Kosovë dhe Hungari si dhe aktivitetet e përbashkëta që do ti organizojnë në të ardhmen. Të dy Ambasadorët u dakorduan që të fillojnë përgatitjet për realizimin e vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës z. Glauk Konjufca në Budapest me homologun e tij Peter Szijarto. 

Ambasadori Kallaba pati rastin të bisedojë edhe me Sekretarin e shtetit z. Balogh, i cili u falënderua për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë ceremoni, duke uruar për krijimin e kabinetit të ri qeveritar. Z. Balogh dhe Ambasadori Kallaba trajtuan edhe çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me ç’rast Ambasadori Kallaba u shpreh se institucionet e Kosovës mbeten gjithmonë të përkushtuara në rrugëtimin për reforma dhe integrim evropian.