Follow us on:

Ambasadori Kallaba mori pjesë në Konferencën ‘Perspektiva evropiane e shteteve të Ballkanit Perëndimor’

27 Shkurt 2020,Ambasadori Shpend Kallaba mori pjesë në Konferencën e organizuar nga Instituti për Marrëdhënie me Jashtë dhe Tregti, si dhe Konrad Adenauer Stiftung KAS-IFAT, me temë integrimin evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në panelin e parë të diskutimeve ishte, znj. Doris Pack, Presidente e Institutit Robet Schuman, Gurvan Le Bras, Ministrja e Punëve të Jashtme e Francës, Klaus Wolfer, Ministrja e Integrimeve të Austrisë, Odeta Barbullushi, Këshilltare e Kryeministrit të Shqipërisë dhe Jdranka Bishnjak, Kryesuese e Departamentit për zgjerim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kroacisë.

Sipas Doris Pack, Bashkimi Evropian ka punuar për një kohë të gjatë me vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilëve u është premtuar se do të mund të anëtarësohen në BE, nëse i plotësojnë kriteret e Kopenhagës. Sidoqoftë, rrethanat politike, ekonomike dhe sociale brenda BE-së, nuk janë bërë më të favorshme nga këndvështrimi i zgjerimit që nga atëherë. Raundi i pranimit në vitin 2004, ku shumë anëtarë të rinj u bashkuan me komunitetin nuk është komunikuar në mënyrë konstruktive për shoqëritë e Evropës, dhe kjo mund të abuzohet nga lëvizjet e ekstremit të djathtë që ishin në gjendje të kornizonin raundin e pranimit në vitin 2004, në mënyrën e tyre negative. Ajo theksoi gjithashtu se qeveritë nuk do të harrojnë të komunikojnë me njerëzit e tyre se \"Brukseli\", nuk është vetëm një entitet më vete, por shtetet anëtare dhe qeveritë gjithashtu kanë përgjegjësi për vendimet qe janë përfaqësuar edhe në Bruksel.Vendet e Ballkanit Perëndimor, janë gjeografikisht në mes të Evropës, prandaj, ato i përkasin komunitetit tonë, dhe BE-ja, duhet të ndihmojë që ata të afrohen tha Doris Pack. Ajo më tej sqaroi se çdo vend i vetëm ka veçantinë e tij, megjithatë parimet e sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit, mbrojtja e pakicave etnike nënkuptojnë të njëjtat vlera kudo. Të gjithë duhet të besojnë në të njëjtat parime, që është garancia për një Evropë reciprokisht të sigurt. Në veçanti, znj. Pack potencoi ngecjet dhe anomalitë në Bruksel në lidhje me Kosovën, posaçërisht sa i përket liberalizimit të vizave, duke theksuar se është e turpshme për Evropën që e ka izoluar vetëm Kosovën për të mos lëvizur lirshëm.

Pas fjalimeve të penalistëve, u hap diskutimi me Ambasadorët pjesëmarrës, me ç ‘rast Ambasadori Kallaba potencoi se shtetet e Ballkanit Perëndimor, duhen te përkushtohen së pari ndaj institucioneve të tyre dhe progresit të brendshëm, dhe të vazhdojnë përkushtimin e tyre ndaj reformave drejt integrimit evropian, por, theksoi që nuk duhet të krijohet fetishizëm tek popujt dhe shtetet që akoma janë në pritje. Tutje, Ambasadori Kallaba, duke theksuar se zhvillimi ekonomik e social si dhe fqinjësia e mire dhe dialogu me Serbinë janë qëllime të qarta dhe afatgjate të Qeverisë së RKS-së, kërkoi që BE-ja, të ri konsiderojë dhe jap vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në këtë Konferencë, mori pjesë edhe Komisioneri për Zgjerim dhe Politikat e Fqinjësisë në BE, Oliver Varhelyi, z. Levente Magyar, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Marton Ugrosdy Drejtor i Institutit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë, me të cilët Ambasadori Kallaba pati rastin të bisedonte edhe personalisht rreth çështjeve të ndryshme përfshirë Kosovën dhe progresin e saj në sferën e integrimit. Ambasadori Kallaba u takua dhe bisedoi gjithashtu edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman, i cli u shpreh se Qeveria e tij po e trajton me seriozitet çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, por u shpreh i rezervuar që gjatë mandatit të tyre do të realizohet.