Follow us on:

Njoftim

Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që për shkak të situatës së jashtzakonshme shëndetësore kanë mbetur në Hungari, dhe për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të qëndrojnë tutje në Hungari, duhet të kontaktojnë Ambasadën tonë përgjatë 48 orëve të ardhshme.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit do të lejojë - në mundësitë që ekzistojnë - kthimin e organizuar për rastet urgjente të evidentuara mbrenda kësaj periudhe kohore nga Ambasada jonë në Budapest. Duhet theksuar se në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, secili i kthyer do të qëndrojë i mbyllur në karantinë për një kohë të caktuar.

Kujdesi për qytetarët tanë të ngujuar jashtë - në mënyrë të përgjegjshme, të organizuar dhe pa rrezikuar shëndetin publik në Kosovë - është obligim i institucioneve tona. Secili shtetas i yni, që nuk ka urgjencë, mund të zgjasë afatin e qëndrimit jashtë vendit.

Adresa e Ambasadës tonë në Budapest:
Nádor utca 36.
1051 Budapest

Numri i emergjencës:
+36705176388