Follow us on:

Ambasadori Shpend Kallaba takoi përfaqësuesit e kompanisë hungareze East-Hope Kft

Ambasadori Shpend Kallaba takoi përfaqësuesit e kompanisë hungareze East-Hope Kft. dr. Szilárd Nagy dhe dr. Norbert Harsanui-Molnar, në Ambasadën e Kosovës në Budapest. Në këtë takim mori pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Hungari z. Arian Spasse dhe sipërmarrësi shqiptarë z. Ardian Ferra. Qëllimi i këtij takimi ishte mundësia e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, përfshirë këtu furnizimin e Kosovës dhe Shqipërisë me pajisje të ndryshme shëndetësore dhe teste për Covid-19. Me z. Nagy bashkëbiseduam edhe për situatën e krijuar nga pandemia e virusit Covid-19, i cili na njoftoj më hollësisht me përvojat e shtetit hungarez në këtë drejtim.