Follow us on:

Ambasadori Shpend Kallaba, ka marrë pjesë në një video-konferencë të organizuar nga Kabineti i MPJ dhe e Tregtisë së Hungarisë

Ambasadori Shpend Kallaba, ka marrë pjesë në një video-konferencë të organizuar nga Kabineti i MPJ dhe e Tregtisë së Hungarisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Protokollit të Shtetit pranë kësaj ministrie z. Ivan Medverczky dhe Ambasadorin Jozsef Magyar, si dhe me Ambasadorët e Trupit Diplomatik në Hungari. Në këtë video-konferencë mes tjerash u diskutua për mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit me Institucionet vendore, për lehtësimin e qëndrimit dhe kalimit transit nëpërmjet Hungarisë për qytetarët e vendeve përkatëse që janë të përfaqësuara në shtetin hungarez.
Pas fjalimeve të zyrtarëve hungarez dhe panelistëve të tjerë, ju dha fjala edhe Ambasadorit Kallaba, i cili falënderoj pjesëmarrësit dhe tregoi problemet dhe kërkesat e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Budapest, që kanë të bëjnë me çështjet e qytetarëve tanë të cilat kërkojnë zgjidhje. Meqë shumë nga ta detyrohen të kalojnë transit nëpërmjet Hungarisë, dhe po i paraqesin problemet tek Ambasada jonë ne Budapest. Në veçanti kemi të bëjmë me raste emergjente, ku qëllimi është të kalohet patjetër transit në Hungari, dhe ku hasim në pengesa të ndryshme gjatë kërkesave për leje kalim, për shkak edhe të probleme me aplikacionin online të detyrueshëm i cili aplikohet nga Policia e Hungarisë. Andaj Ambasadori Kallaba kërkoj nga Institucionet përkatëse që të ketë lehtësime në procedurat e tyre, sidomos për rastet emergjente, si shembull rastet e vdekjeve, ku kemi pas kërkesa në vazhdimësi. Gjithashtu z. Kallaba përmendi edhe studentët dhe punëtorët që janë në Hungari e që po kanë problem me vazhdimin e vizave dhe leje qëndrimin e tyre. U kërkua që këtyre të fundit t’ju mundësohet dhe lehtësohen procedurat e rregullimit te dokumentacionit, brenda mundësive.

Edhe Ambasadorët tjerë po ashtu paraqitën problemet dhe kërkesat e tyre të shumta që kishin. Zyrtaret e lartë shtetërorë na siguruan, se do të ndikojnë tek zyrtarët dhe personeli që janë përgjegjës dhe të dedikuar për të gjitha vërejtjet tona, që ato të merren parasysh, dhe të zgjidhen sa më shpejtë që është e mundur.