Follow us on:

NJOFTIM!

Rregullat për kalim tranzit në Hungari:

Ju informojmë, se kalimi tranzit nëpërmjet territorit të Hungarisë për shtetasit e Republikës se Kosovës tani më është i mundshëm pa leje paraprake të autoriteteve, sipas orareve si më poshtë:

Hyrja ne territorin e Hungarisë lejohet nga ora 00:00 deri në ora 12:00, ndërsa dalja nga ora 10:00 deri 22:00.
Vërejtje:

Të gjithë personat që hyjnë ne Hungari duhet të mos tregojnë simptoma të infeksionit me virusin Covid-19, lejohet shfrytëzimi vetëm i rrugës transit/autostradës përkatëse, me mundë si ndalimi vetëm në pikat e karburantit.
Çdo mos përfillje e rregullave të lartcekura, nënkupton gjobitje ose kthim mbrapa të qytetarëve.

Rregullat për hyrje dhe qëndrim në Hungari:
Të gjithë ata qytetarë të Republikës së Kosovës, që për qëllim kanë hyrjen dhe qëndrimin në shtetin e Hungarisë, janë të obliguar të vetkarantinohen për 14 ditë, edhe përkundër testit negativ që mund të posedojnë. Kjo vlenë për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë këtu edhe ata të cilët janë me leje-qëndrim të përkohshëm dhe atë të përhershëm të Hungarisë. Përjashtim nga kjo gëzojnë vetëm qytetarët hungarez dhe ata austriak.