Follow us on:

Njoftim

Ambasada e Kosovës në Budapest, në javën e fundit të muajit maj dhe ne fillim të muajit qershor, për herë të dytë me radhë ka organizuar transport të veçantë për të riatdhesuar një numër të qytetarëve tanë, të cilit kanë mbetur në Hungari shkaku i masave kufizuese lidhur me pandeminë të virusit Covid-19. Në organizimin e parë ishte i pranishëm edhe Ambasadori Kallaba, i cili ka përshëndetur qytetarët, duke i falenderuar për durimin dhe mirëkuptimin gjatë kësaj kohe të vështirë.