Follow us on:

NJOFTIM!

Sipas rregullores së fundit të Qeverisë së Hungarisë, të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë leje-qëndrim më shumë se 90 ditë (pavarësisht nga lloji i lejës së qëndrimit) në Hungari, mund të hyjnë në territorin e Hungarisë pa leje policie.Pas hyrjes, bëhet një ekzaminim mjekësor. Nëse se ka dyshime të infeksionit me Covid-19, shtetasit do të karantinohen në një vend të caktuar nga autoritet hungareze. Nëse nuk ka dyshime të infeksionit, atëherë do t’ju kërkohet të vet-izolohen për 14 ditë. Nga ky detyrim mund të përjashtohen, vetëm në se gjatë 5 ditëve të fundit para hyrjes në Hungari kanë kryer 2 teste negative të SARS-CoV-2 , të cilat duhet të jenë në gjuhën angleze. Të gjithë ata të cilët udhëtojnë për qëllime të tjera në Hungari, dhe kanë vizë për një periudhë kohore deri 90 ditë, kerkohet leje paraprake nga policia hungareze, të cilën mund ta bëni nëpërmjet kërkesës/aplikacionit online që duhet të plotësohet në faqen zyrtare të tyre:
http://www.police.hu/hu/ugyintezes/elektronikus-ugyintezes/meltanyossagi-kerelem-magyarorszagra-torteno-beutazashoz
Pas aprovimit të kërkesës, shtetasit e kategorisë në fjalë janë të detyruar poashtu të vet-izolohen për 14 dite.

Ndërsa kalimi transit nëpermjet territorit të Hungarisë është i mundshëm, dhe pa kufizime kohore, për të gjithë shtetasit tanë, të cilët posedojnë leje-qëndrim apo vizë pune të ndonjë shteti të zonës Schengen. Për ata shtetas që posedojnë vizë turistike Schengen, duhet dëshmuar qëllimin e udhëtimit në vendin e destinacionit të udhëtimit, dhe se shteti fqinj me Hungari lejon udhëtimin e planifikuar.
Po ashtu duhet theksuar, se gjatë kalimit transit lejohet shfrytëzimi vetëm i rrugës/autostradës përkatëse, me mundësi ndalimi vetëm në pikat e karburantit, dhe brenda 24 orëve duhet larguar nga territori i Hungarisë.
Çdo mos përfillje e rregullave të lartcekura, nënkupton gjobitje ose kthim mbrapa të qytetarëve.