Follow us on:

Ambasadori Kallaba takoi Rekorin e Universitetit të Bujqësisë ‘Szent Istvan’

04 Gusht 2020,
Ambasadori Shpend Kallaba priti në takim Rektorin e Universitetit të Bujqësisë të Hungarisë “Szent Istvan”, Prof. Dr. László Palkovics. Ambasadori Kallaba dhe rektori Palkovics diskutuan për bashkëpunimin gjatë këtij viti pas marrëveshjes që është realizuar vitin e kaluar në Prishtinë në mes të këtyre dy Institucioneve me ç’rast Ambasadori Kallaba shprehi kënaqësinë dhe mirënjohjen e tij për gatishmërinë e treguar për ti arsimuar dhe ngritu kapacitetet e studentëve kosovarë të bujqësisë. Në frymën e këtij bashkëpunimi, tashmë ka shumë studentë tanë që po ndjekin ligjeratat dhe janë bërë pjesë e Universitetit Szent Istvan, megjithatë për shkak të pandemisë Covid19 janë aktualisht në Kosovë dhe për këtë arsye Ambasadori kërkoi që të gjindet një mënyrë sa më efikase që ata të vazhdojnë me proceset mësimore edhe nga largësia.

Rektori Palkoviç i shpjegoi Ambasadorit Kallaba për disa ndryshime teknike që janë ndërmarrë në Univesitet, ku disa fakultete tashmë janë shëndërruar në Institute degësh, duke premtuar gjithashtu një qasje pro-aktive ndaj studentëve kosovarë konform normave që Universiteti do ti përcaktojë në mbarëvajtjen e shkollimit.