Follow us on:

Ambasadori Kallaba ishte pjesë e konferencës së dytë virtuale të organizuar nga Qendra e Gjelbërt për Ballkanin Perëndimor në Hungari

25.09.2020 - Ambasadori Kallaba ishte pjesë e konferencës së dytë virtuale të organizuar nga Qendra e Gjelbërt për Ballkanin Perëndimor në Hungari, ku u diskutua për pjesëmarrjen e Hungarisë në mbështetjen e projekteve të ndryshme që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit, si pjesë e zhvillimit ekonomik në rajon. Në mesin e panelistëve të ftuar ishte edhe z. Attila Galambos, Kryetarë i Komitetit për Ballkanin Perëndimor pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Hungarisë, njohës i mirë i rajonit, i cili potencoi qëllimet e shtetit hungarez, që përpos anës infrastrukturore, te mbështetën edhe projektet ambientale për të ndikuar pozitivisht në klimën e bizneseve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë tryezë gjithashtu ishin të pranishëm panelistë të tjerë si z. Gábor Jenei, drejtor i projekteve të Ballkanit Perëndimor në Agjencinë Hungareze të Nxitjes së Eksportit (HEPA), znj. Sáni Ye Zou, përfaqësuese e Bankës Aziatike të Investimeve në Infrastrukturë, z. Csaba Palicskó, përfaqësues i Bankës për Zhvillim të Këshillit Evropian, z. Áron Boros, drejtor gjeneral i Bankës Tregtare Hungareze dhe z. András Huszár, drejtor i Green Policy Center në Budapest, të cilët mes tjerash diskutuan për planet financiare afat shkurtër dhe afat gjatë të BE-së, që kanë të bëjnë me projekte për ambientin që ndërlidhen edhe me Ballkanin Perëndimor, duke diskutuar modalitetet financiare për mbështetjen e këtyre projekteve.